Klodian Tomorri për taksën e qumështit pluhur: Këta janë të mbaruar, prezantuan taksën sot e kanë ndryshuar

Klodian Tomorri për taksën e qumështit pluhur:…

Nga Klodian Tomorri

Keta jane te mbaruar

Prezantuan takse 100 leke per liter per qumeshtin pluhur, kur shpallen paketen fiskale para disa ditesh. Sot e kane ndryshuar. E kane hequr taksen e qumeshtit pluhur, kur importin e bejne fabrikat e perpunimit te qumeshtit.

Shiko sa e madhe eshte cmenduria ketu. Kur u prezantua taksa, fabrikat e perpunimit te qumeshtit dilnin pa turp ne media dhe deklaronin se taksa do te godiste industrine e perpunimit te qumeshtit. Turpit iu bashkuan edhe shoqatat e biznesit, qe hodhen lotet e krokodilit neper komisionet parlamentare. Qeveria e hengri presionin dhe e hoqi taksen.

Pse them pa pike turpi? Cila nga fabrikat e perpunimit te qumeshtit ne Shqiperi deklaron se djathi, kosi apo gjiza e saj eshte prodhuar me qumesht pluhur? Une nuk kam pare asnje etikete te vetme deri me sot. Merrini te gjitha markat dhe shikojini. Dhe e di se cfare thone te dhenat e doganave. Te pakten 20-25 per qind e qumeshtit qe importohet ne Shqiperi eshte qumesht pluhur. Ta gjeje qeveria se ku shkon?

Keta ishin ne paligjshmeri se shisnin djath dhe kos te prodhuar me qumesht pluhur, por konsumatoreve u thonin qe eshte qumesht lope dhe dele. U desh prezantimi i takses qe te dilnin hapur dhe ta pranonin. Dhe ka ligj qe te fut ne burg per kete. Nese etiketa nuk korrenspondon me permbajtjen e produktit ndiqesh penalisht.

Taksa ishte menyra e vetme per te dekurajuar importin e qumeshtit pluhur ne menyre definitive. Ishte masa me racionale ne te gjithe paketen e re fiskale. E rrezuan. Tani ik blini djath dhe kos ne market se u qeras qeveria me puder talk.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit