Klodian Zoto përfundon në SPAK! Nisin hétimet për tenderat kórruptivë të inceneratorëve

Klodian Zoto përfundon në SPAK! Nisin hétimet…

SPAK ka nisur hetimet për tre inceneratorët, të Tiranës, Fierit e Elbasanit.

Hetimet kanë nisur nga prokurori Dritan Prençi.

Dyshimet janë për shkelje të barazisë në tenderat e zhvilluar.

Me marrjen e të dhënave në QKB, si dhe nga raporti i KLSH, pritet që të marrë formë edhe hetimi.

Në fillim të shtatorit, SPAK pritet të marrë në pyetje personat e përfshirë në këtë aferë.

Më herët, Nisma Thurje ka bërë një kàllëzim për inceneratorin e Fierit, por nga sa mësohet, SPAK do e shtrijë hetimin edhe për ato të Tiranës e Elbasanit.

Kujtojmë që tre inceneratorët në Tiranë, Elbasan dhe Fier kanë një vlerë 170 milion euro dhe kjo pritet të jetë një nga çështjet e nxehta që mund të përfshijë persona të njohur edhe nga politika.

Klodian Zoto është përzgjedhur fitues në të gjitha bashkitë, me kompaninë e tij “Integrated Technology Services”.

Ai ka përfituar miliarda euro nga buxheti publik i shqiptarëve.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit