“Klonohet” Romina Kuko, shfaqet në takimin online të kryeministrit dhe njëkohësisht në konferencën e OSBE-së në Tiranë

“Klonohet” Romina Kuko, shfaqet në takimin online…

Nisma “Gati për Shqipërinë” është etiketuar së fundi si një dritare për të gjithë të rinjtë që duan të kontribuojnë me projekte në mandatin e 3 të Partisë Socialiste.

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim online me një tjetër grup të rinjsh ditën e sotme ku shfaqet si takim LIVE në faqen e tij të Facebook me një grup aplikantësh.

Në të njëjtin orar paraditen e sotme u zhvillua konferenca “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qënieve njerëzore në Shqipëri” e OSBE në Tiranë në të cilën morën pjesë figura të rëndësishme politike, ndër to dhe zëvendësministrja e brendshme Romina Kuko.

Romina Kuko, zëvendës ministre e brendshme që nga 9 Tetori 2017 shihet në të njejtin orar paralelisht edhe në video live të kryeministrit edhe në konferencë, gjë që tregon qartazi se takimi online i Ramës me të rinjtë nuk zhvillohet drejtpërdrejtë.

Pamje nga Konferenca e OSBE në Tiranë:

Pamje nga takimi online i Kryeministrit:


Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit