Klos| Makina bie në humnerë, vdes 1 person

Klos| Makina bie në humnerë, vdes 1…

Një aksident tragjik me një viktimë është regjistruar në fshatin Cerujë të Klosit. Bëhet e ditur se një makinë ka përfunduar në humnerë e për pasojë drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur në një nga rrugët e fshatit të Cerujës teksa mjeti po rimorkjohej nga një tjetër mjet. Këputja e litarit tërheqës ka rezultuar fatale për shtetasin P.M i cili ka përfunduar në greminë, e për pasojë ka vdekur. Aksidenti u regjistrua mëngjesin e sotëm.

Njoftimi i policisë:

Me datë 10.01.2022, në fshatin Shkallë, Cërujë, Mat, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin duke rënë disa metra poshtë rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit