KLP shkarkon nga detyra prokurorin e Krujës Bujar Memia

KLP shkarkon nga detyra prokurorin e Krujës…

Me 10 vota pro dhe 1 kundër (Nurihan Seiti), KLP shkarkon nga detyra prokurorin e Krujës Bujar Memia.

Ishte Inspektori i Lartë i Drejtësisë ai që i kërkoi KLP-së shkarkimin e Memisë, pas hetimeve që nisën edhe për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, sa i takon lirimit të Hekuran Billës.

Sipas ILD, prokurori Memia nuk kishte bërë ankimin për lirimin e tij dhe ka kryer shkelje në të paktën 4 procese gjyqësore.

“Nga analiza ligjore e fakteve të konstatuara gjatë hetimit disiplinor rezulton se nga ana e magjistratit Bujar Memia janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me mospërmbushjen e pajustifikuar të funksioneve gjatë dhe pas gjykimit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin, si dhe mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal, akte të konstatuara në 4 procese gjyqësore.”

ILD konstatonte se nga ana e magjistratit Bujar Memia janë ndërmarrë veprime apo mosveprime të cilat kanë të bëjnë me: “Mospërmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë dhe pas gjykimit. Mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit dhe mosveprime e sjellje të magjistratit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin. Mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit, mosveprime e sjellje të magjistratit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor. Mosrespektim i rëndë dhe i vazhduar i legjislacionit material dhe procedural penal”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit