Klubi saudit i propozon kontratë, me pagesën e majme Lionel Messit

Klubi saudit i propozon kontratë, me pagesën…

Skuadra e Ligës Pro Saudite, Al-Hilal ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi. Kontrata aktuale e Lionel Messit me PSG- në përfundon këtë verë dhe 35-vjeçari ka shumë gjasa për t’u larguar nga Parisi, duke nxitur ofertën e çuditshme nga Hilal.

Sipas ekspertit të tregut të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja vlen 400 milionë euro në vit, gjë që do ta bënte sulmuesin veteran futbollistin më të paguar dhe që do ia kalonte edhe rivalit të tij, Cristiano Ronaldo. Ajo që mund të dëshmojë një pengesë që Leo Messi të rindez rivalitetin e tij me Ronaldon në Lindjen e Mesme është prioriteti absolut i të parit për të qëndruar në Evropë.

Përveç Hilalit që rrethon Messin, Barcelona, ish-klubi i Messit, i pëlqejnë shanset e tyre për nënshkruar sërish kontratë me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, por rregullat e Fair Play Financiar mund ta pengojnë marrëveshjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit