Klubi saudit interesohet të blejë Messin, por do ta paguajë më pak se Ronaldon

Klubi saudit interesohet të blejë Messin, por…

Lionel Messi po kërkohet nga skuadra e Arabisë Saudite, Al-Ittihad, e cila po i ofron një kontratë me vlerë shumë më pak se ajo e Cristiano Ronaldos.

Në fillim të këtij sezoni, kontrata fitimprurëse e Ronaldos u ndërpre me pëlqimin e të dyja palëve me Mqnchester United, 18 muaj pas rikthimit të tij të suksesshëm në Old Trafford. 

Pesë herë fituesi i Topit të Artë iu bashkua skuadrës së Arabisë Saudite Al-Nassr, duke rënë dakord për një kontratë dyvjeçare e gjysmë me vlerë 200 milionë euro, duke e bërë atë një nga kontratat më të shtrenjta në të gjithë sportin, raportojnë mediat e huaja.

Por tani, Lionel Messi është superylli i ardhshëm botëror i kërkuar nga një skuadër Saudite e Pro League, me Al-Ittihad të përgatitur për t’i ofruar argjentinasit një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 88 milionë euro në vit.

Nëse do të besohen raportet, kjo do të thotë se kontrata e tij do të vlejë rreth 100 milionë euro më pak se sa do t’i paguajë Al-Nassr Ronaldos.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit