Koalicion me PDIU për zgjedhjet vendore? Klosi: PS e ka aleancën me qytetarët

Koalicion me PDIU për zgjedhjet vendore? Klosi:…

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi u shpreh sot pas takimit për datën e zgjedhjeve vendore 2023 me presidentin Bajram Begaj, se ishte i gatshëm për një mundësi bashkëpunimi me PS.

Në një intervistë televizive, drejtuesi politik i qarkut Vlorë Blendi Klosi, tha se PS e ka aleancën me qytetarët.

Klosi la të kuptohet se është në dorën e kujtdo përfaqësuesi apo partie, të përshtatet ose jo me programin e PS.

“PS është një parti shumë e madhe e cila ka një votë aq të madhe, e cila na bëri në 2021 ta shprehnim aleancën tonë të madhe. Aleancën ne e kemi me qytetarët. Ne duam shumë që në çdo garë elektorale të jemi me qytetarët. Pastaj kush pranon programin e PS-së, parimin mbi të cilin krijohet ky program… Ne në gara të fituara i kemi mundur veç e veç, kur kanë qenë të fortë, kur kanë qenë të dobët”, tha Klosi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit