Koeman prezantohet te Barça: Kjo është shtëpia ime

Koeman prezantohet te Barça: Kjo është shtëpia…

Pasditen e së mërkurës është prezantuar trajneri i ri i skuadrës, holandezi Ronald Koeman.

57-vjeçari e ka cilësuar si shtëpinë e tij klubin katalanas. “Sot është një ditë për të qenë shumë i lumtur dhe krenar. Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë Barça për mua. Kjo është shtëpia ime. Futbolli është diçka që duhet të shijohet”, tha ai.

Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një koment për Lionel Messin, por edhe për holandezin De Jong. “Messi është lojtari më i mirë në botë dhe ju e dëshironi atë në ekipin tuaj, ai fiton ndeshjet. Ka qenë një vit i parë pozitiv për De Jong. Ai ka luajtur shumë ndeshje”, u shpreh Koeman.

Koeman mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Setien, të cilit i shkoi përgjegjësia më e madhe pas asaj humbje 8-2 nga Bayerni.

/Gazetaatdheu.com/

 
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit