"Kohë ideale për plazh.."/ Temperatura deri në 31 gradë, si pritet të jetë moti në fundjavë

“Kohë ideale për plazh..”/ Temperatura deri në…

Për të gjitha ata që kanë plane për të shtunën dhe të dielën, moti do të jetë favorizues, pasi temperaturat pritet të shkojnë deri në 31 gradë.

Fundjava që presim përpara parashikohet të jetë ideale për adhuruesit e plazhit apo udhëtimeve, kjo falë ndikmit të kushteve atmosferike të qëndrueshme mbi vendin tonë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për të dyja ditët në vijim (e Shtunë dhe e Diel) parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e vranësirave kalimtare por këto më të theksuara përgjatë relieveve malore.

Era për këto dy ditë do të fryjë nga kuadrati i jugut më e ndjeshme gjatë ditës së nesërme me shpejtësi mesatare 1-8m/s dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 10-12m/s.

Ditën e Diel era do të fryjë më e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5m/s deri në 8m/s përgjatë bregdetit.

"Kohë ideale për plazh.."/ Temperatura deri në 31
"Kohë ideale për plazh.."/ Temperatura deri në 31
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit