"Koka" e bandës së narkotrafikut, arrestohet i riu shqiptar në Itali

“Koka” e bandës së narkotrafikut, arrestohet i…

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet se ishte përgjegjës i një grupi narkotrafiku në zonën e liqenit në Peschiera.

23-vjeçari ishte në vëzhgim nga policia italiane pasi u ‘surprizua’ në momentin që po i jepte dozën me kokainë një blerësi në qytetin Lower Garda.

Të kapur në momentin e shkëmbimit, të dy u arrestuan menjëherë, ndërkohë që në makinën e të riut shqiptar u gjetën 35 doza të tjera kokainë, përveç 40 eurove cash të grumbulluara për drogën e sapo shitur.

Gjatë kontrollit të policisë në shtëpi i’u gjet një sasi e konsiderueshme kokainë me peshë totale 380 gram dhe të fshehura në kasafortë gati 50 mijë euro kartëmonedha të prerjeve të ndryshme. 

Pasi të shitej, e gjithë droga e sekuestruar do të kishte një vlerë tregu mbi 34 mijë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit