“Koka e grupit” të fermës së kanabisit me vlerë 1 milion paund/ Shqiptari dënohet 7 vite burg, kapet ‘mat së bashku anëtarët e tjerë të bandës brenda vilës (Emrat+Foto)

“Koka e grupit” të fermës së kanabisit…
Featured image of article: “Koka e grupit” të fermës së kanabisit me vlerë 1 milion paund/ Shqiptari dënohet 7 vite burg, kapet ‘mat së bashku anëtarët e tjerë të bandës brenda vilës (Emrat+Foto) 

Në 20 prill të vitit të kaluar në Britani është zbuluar një fermë kanabisi. Mediat e huaja, bëjnë me dije se vila ku kultivoheshin rrënjët e kanabisit ishte modifikuar totalisht në atë mënyrë, që në të të rritej kanabisi. Në vilë u gjetën në 502 bimë, dhe mësohet se nëse droga do të shitej në tregun me pakicë, do të kapte një vlerë totale prej 1 milion paund.

Kultivimi i drogës mbahej në katin e pestë ndërsa kati i tretë i një banese 5 katëshe u përdor nga banda për të jetuar. Aty nuk jetonte vetëm kreu i grupit, Samir Bagdadi, por edhe persona të tjerë.

Pikërisht brenda shtëpinë jetonin dhe 7 burra të tjerë, të cilët ranë në pranga së bashku me “kokën e grupit” Samir Bagdadi.  Bagdadi, 53 vjeç konsiderohet “koka e grupit” kriminal dhe u dënua me 7 vjet burg.

Ndërsa, krahu i djathtë i Bagdadit, Anastas Bani, 28 vjeç, një emigrant i paligjshëm me origjinë shqiptare, u dënua me 42 muaj burgim. Gjashtë anëtarët e tjerë të bandës, pesë me origjinë shqiptare dhe një me kombësi të përbashkët greke/shqiptare, janë burgosur më parë për periudha të ndryshme midis dhjetë dhe 33 muaj për rolin e tyre në zinxhirin e grupit kriminal.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit