Koka e viktimës në tavan e trupi në dhomë tjetër, detaje të reja nga vrasja e të moshuarës nga i biri

Koka e viktimës në tavan e trupi…

Një ngjarje makabre ndodhi këtë të premte ku djali vrau nënën e tij duke i këputur kokën me thikë e pastaj edhe duke ia pirë gjakun e saj.

Mësohet se viktimës i ishte këputur me thikë koka nga trupi, ku koka ishte vendosur në tavanin e shtëpisë, ndërkaq trupi në katin tjetër.

Hyseni jetonte prej 5 vitesh në Gjermani dhe vetëm përpara pak ditësh, ishte kthyer të vizitonte familjarët e tij.

Por duket se ai kishte një mëri të madhe me të ëmën, të cilën e fajësonte për ndarjen nga bashkëshortja.

Banorë të zonës thanë se Hyseni ka qenë  përdorues i lëndëve narkotike dhe ishte i divorcuar dy herë.

Ngjarja ka ndodhur në gjakftohtësi, ndërsa skena ka qenë rrënqethëse, familjarët kanë qenë të  trishtuar nga ajo çfarë kishin parë me sy. Ndërsa I riu është arrestuar ditën e premte.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit