Kokaina e Portit të Durrësit/ Gjykata ende pa një vendim për masën e sigurisë për shoferin e kamionit, shtyhet seanca

Kokaina e Portit të Durrësit/ Gjykata ende…

Nazif Ajroski, shoferi i kamionit në të cilën u sekuestruan 324 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit të premten e kaluar, ka dal ditën e sotme përpara Gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë.

Mosparaqitja e përkthyeses ka bërë që vendimi ndaj 40-vjeçarit të shtyhet për një moment të dytë, të pacaktuar ende saktësisht si datë.

Kujtojmë se kokaina e ndarë në pako të vogla me logo “Dior”, “Chicago Bulls” dhe logon e ekipit të futbollit të PSG-së ka qenë e fshehur në sarbatorin e kamionit të drejtuar prej Ajroski.

Në bazë të dyshimeve të krijuara nga skaneri autoritetet e futën kamionin për kontroll të detajuar në vijën e dytë, ku u konsistua edhe lënda narkotike.

Mësohet se kamioni i nisur nga Maqedonia e Veriut ka hyrë nga pika kufitare e Qafë Thanës dhe nesër do nisej për në Itali, ku destinacionin e kishte në Napoli.

Policia dhe grupi hetimor po vijon punë për identifikimin dhe kapjen e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal.

Burime thanë dje se në Qafë Thanë mjeti ka kaluar në skaner ku ka rezultuar i pastër, dhe dyshimet janë se kokaina është ngarkuar në territorin shqiptar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit