Kokaina në "Bana-King", BKH zbret në terren, dyshohet dhe për sasi tjetër kokaine

Kokaina në “Bana-King”, BKH zbret në terren,…

Kokaina e gjetur më 3 tetor në konenierin e “Bana-King” në Portin e Durrësit shkaktoi zhurmë të madhe mediake, kjo sepse u konsiderua si hera e tretë që nëpërmjet kompanisë “Bana-King”, futet drogë e sjellë nga Ekuadori.

Së fundmi, në terren ka zbarkuar dhe BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit), për të vijuar kontrollet e imtësishme.

Sipas informacioneve që ka prokuroria mund të ketë akoma lëndë narkotike në kontejnerët e ardhur nga Amerika Latine në portin e Durrësit.

Në hetim nga prokuroria janë i gjithë stafi i portit të Durrësit, kjo për shkak se droga u zbulua nga qentë e antidrogës dhe jo nga punonjësit e skanerit.

Droga u nis në portin “Puerto Bolivar” në Ekuador, kur prej afro një muaj udhëtim dhe ndalesa në 28 tetor mbërritën në portin e Durrësit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit