Kokaina në Durrës, kompania: Grupet kriminale po përdorin linjën pa dijeninë tonë

Kokaina në Durrës, kompania: Grupet kriminale po…

31 kg drogë është kapur pasditën e djeshme në Portin e Durrësit. Bëhet me dije se kokaine qëndronte e fshehur në kontejner me banane që vinte nga vendet e Amerikës Latine.

Përfaqësuesit e ‘Bana King’ kanë mohuar të jenë të përfshirë në trafikimin e kokainës që u zbulua mbrëmë në Portin e Durrësit.

Ata janë shprehur se nuk kanë patur dijeni për praninë e drogës në arkat me banane. Kompania pretendon se grupet kriminale po përdorin linjën pa dijeninë e tyre dhe se kjo po u shkatërron biznesin.

“Nuk kemi asnjë përgjegjësi pasi neve si kompani porosinë e bëjmë në rrugë elektronike dhe s’jemi fizikisht në Ekuador. Nga ta dimë neve se çfarë kanë arkat brenda?! Mund ta linit ngarkesën të mbërrinte në magazinat tona dhe nëse neve zbulonim se kishte kokainë dhe se raportonim atëherë kjo përbënte shkelje ligjore.

Ne presim banane, se çfarë ka kontejneri brenda nuk kemi se si ta dimë. Grupet kriminale e përdorin linjën pa dijeninë tonë. Ky është një problem për ne sepse na shkatërron biznesin. Ne jemi të pafajshëm pasi s’kemi asnjë dijeni për lëndën narkotike“, kanë deklaruar ndër të tjera përfaqësuesit e kompanisë pritëse në Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit