Kokaina nga Kolumbia në Fier, përpunohej në banesën e ish-kryekomunarit të Frakullit

Kokaina nga Kolumbia në Fier, përpunohej në…

Janë zbardhur detaje të reja nga laboratori i kokainës, i zbuluar në Frakull të Fierit. 

Burime bëjnë me dije se kokaina përpunohej në banesën e ish-kryetarit të komunës së Frakullit Viktor Çervanaku. Ky i fundit jetonte në Tiranë dhe me kokainën merreshin persona të tjerë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë që merreshin me përpunimin e kokainë brenda laboratorit. Në total janë arrestuar deri tani 15 persona, 4 prej tyre nga Tirana.

Kokaina është kapur që në muajin korrik në portin e Tivarit dhe ishte e fshur brenda thasëve me pleh kimik, me peshë totale 400 kg. Por, ajo u la të vazhdonte për të kapur porositësit dhe mbërriti në Fier për t’u përpunuar brenda laboratorit. Lënda narkotike dyshohet se ka ardhur nga Kolumbia.

Operacioni është zhvilluar nga DEA Amerikane, në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze, ku për gati tre muaj janë kryer vëzhgime dhe përgjime.

Dhjetëra forca policore ndodhen aktualisht në vendngjarje. Mësohet se policia ka sekuestruar dhe dy armë zjarri kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit