Kokainë gati për shitje dhe armë në banesë, prangoset 53-vjeçari

Kokainë gati për shitje dhe armë në…

Ardit Horanlli ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëbajtje pa leje.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit në banesën të 53-vjeçarit kanë gjetur disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, letër alumini e bërë gati për përgatitjen e dozave, një sasi përzierësi, një peshore elektronike, një armë pistoletë sportive, dy armë të ftohta dhe dy suportera kartash Sim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i 53-vjeçarit (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit).

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla dhe i armëmbajtjes pa leje.

Posedonte lëndë narkotike, armë sportive dhe armë të ftohta në banesë, vihet në pranga 53-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, një armë sportive, dy armë të ftohta dhe një peshore elektronike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë dhe lëndë narkotike, kanë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit, në lagjen nr. 4, Korçë.

Forcat e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. H., kanë gjetur disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, letër alumini e bërë gati për përgatitjen e dozave, një sasi përzierësi, një peshore elektronike, një armë pistoletë sportive, dy armë të ftohta dhe dy suportera kartash Sim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 53 vjeç (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive”, “Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit