Kokainë me vlerë 4 milionë euro në banesë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Kokainë me vlerë 4 milionë euro në…

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi në banesën e tij u gjetën 93 kilogramë kokainë, vlera e së cilës arrinte në 4 milionë euro.

Arrestimi ndodhi në qytetin Seregno në orët e para të së hënës gjatë një operacioni të policisë së Milanos, që kishte për qëllim luftën kundër trafikut dhe shpërndarjes së drogës në provincën e Monzës dhe Milanos.

Sipas hetimeve të koordinuara nga Prokuroria e Monzës, i riu shqiptar luante rolin e një “grosisti” në trafikun e drogës.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur nga mediat italiane.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit