Kokainë në 'Bana King’/ Reagon kompania e skanimit: Droga ka hyrë pas skanimit

Kokainë në ‘Bana King’/ Reagon kompania e…

Pas sekuestrimit të 31 kg kokainë në kontenierin e Bana King, kompania S2 ALBANIA, ka reaguar në lidhje me skanimin e kontenierëve në Portin e Durrësit.

Kompania shprehet se mundësia për të manipuluar imazhet e skanerit është e pamundur.

Ata kanë treguar dhe proceduart sesi funksionon duke thënë se pasi skanohet kontenieri, imazhet fute automatikisht në server dhe nuk mund të ndryshohen më.

Sipas deklaratës së tyre, kokaina nuk ka qënë në kontenier gjatë momentit të skanimit, por ka arritur të futet më pas.

Theksojmë se kjo është hera e tretë që futet kokanë nga Ekuadori në vendin tonë nëpërmjet “Bana-King”.

Deklarata e plotë

Programi i skanimit të ngarkesave të S2 Albania është mjeti më efektiv për të ndaluar dhe parandaluar trafikimin e kontrabandës përmes pikave portuale dhe atyre kufitare, duke u mbështetur në sisteme të avancuara me rreze X dhe personel shumë të trajnuar për të shqyrtuar imazhet e përftuara nga procesi i skanimit. S2 Albania është pjesë e kompanive të teknologjisë së sigurisë – OSI Systems, Inc., me seli në SHBA dhe iu shërben agjencive kryesore të zbatimit të ligjit dhe sigurisë kombëtare në të gjithë botën.

Sistemet dhe proceset e përdorura nga S2 Albania mbështeten jo vetëm në SHBA, por në një shumicë të madhe të shteteve anëtare të NATO-s. Ndërsa asnjë sistem parandalimi nuk është i përsosur, programi S2 Albania i shton një element të rëndësishme aftësive të zbatimit të ligjit dhe sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Gjatë shtatë viteve të operimit tonë në Shqipëri, pjesa më e madhe e kapjeve të lëndëve narkotike në vend kanë qenë rezultat i punës së S2 Albania.

Jemi në dijeni të një incidenti të fundit në të cilin një kontenier mallrash u skanua dhe rezultoi pa probleme në pikën e kontrollit të S2 Albania në Durrës. Pak pas daljes nga pika e kontrollit të S2 Albania, kontenieri u gjet me lëndë narkotike të paligjshme. Ne kemi kryer një hetim paraprak të rrethanave, me konkluzionet e mëposhtme:

Kemi përcaktuar se imazhi i skanuar i kontenierit në fjalë nuk tregon praninë e anomalive.

Ndonëse nuk mund të flasim për rrethanat pas largimit nga pika jonë e kontrollit, jemi të bindur se asnjë futje kontrabande në kontenier nuk ka ndodhur brenda perimetrit tone te operimit.

Është ngritur një pyetje nëse imazhet e skanuara mund të manipulohen. Imazhet e skanuara shfaqen brenda server (vieëer) në pronësi të S2 Albania, i cili nuk ka aftësinë për ta edituar vetë imazhin. Imazhi i skanuar është imazhi i ruajtur.

Personeli i stacionuar në pikën e kontrollit gjatë ngjarjes në fjalë janë punonjës për një kohë të gjatë, të cilët janë punësuar në përputhje me standardet më të larta dhe respektim të rreptë me ligjet vendore, si dhe janë pajisur me trajnimin dhe testimin më të avancuar. Analistët e imazheve që shqyrtuan kontenierin në fjalë janë shumë të aftë dhe kane dhënë një kontribut te rëndësishëm në zbulimin e aktiviteteve të paligjshme te kontrabandës.

Si gjithmonë, ne jemi këtu për të mbështetur zbatimin e ligjit në çdo mënyrë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne do të vihemi në dispozicion për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje dhe për të lehtësuar hetimin e mëtejshëm të këtij incidenti.

Jonathan Fleming

President – S2 Global

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit