Kokën “mushkë”| Zbuloni shenjat e horoskopit që zor bien në dashuri

Kokën “mushkë”| Zbuloni shenjat e horoskopit që…

Jo të pakta kanë qenë rastet kur kemi dëgjuar njerëz të cilët thonë se e kanë të vështirë të bien në dashuri. Për këtë arsye, në vijim sjellim një listë në të cilën mund të zbuloni nëse ju apo partneri/ partnerja juaj bëni pjesë.

Binjakët
Binjakët e kanë kokën e fortë. Ama, kur kjo shenjë dashuron, dashuron pa asnjë kusht. Nuk ekziston rrugë e mesme për Binjakët, ato dashurojnë pothuajse në mënyrë ‘obsesive’. E për këtë arsye, tregojnë shumë kujdes kur i përkushtohen një dashurie.

Virgjëresha
Virgjëresha, është një shenjë jashtëzakonisht racionale që nuk i dorëzohet lehtësisht dashurisë. I duhet shumë kohë që të hapet me të tjerët dhe të pranojë ndjenjat, qoftë edhe me vetveten.

Akrepi
Edhe personat që i përkasin shenjës së akrepit, konsiderohen si shumë të vështirë për t’u bërë për vete. Akrepët nuk u besojnë lehtë të tjerëve dhe gjithmonë ngrejnë dyshime për çdo gjë.

Shigjetari
Kujdes më shigjetarët pasi nuk është aspak e lehtë të bësh për vetë një të tillë. Duke qenë se shigjetari është një shenjë që përfaqëson lirinë dhe dëshirën për aventura, nuk është e lehtë që ai/ajo të impenjohet në një marrëdhënie.

Ujori
Edhe ujorët e duan lirinë, ndryshimet dhe revolucionet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit