Kolaps financiar/ Qyteti shqiptar nuk do të festojë Vitin e Ri, do të kursejnë energji elektrike

Kolaps financiar/ Qyteti shqiptar nuk do të…

Mund të tingëllojë çuditshëm por këtë vit në Strugë nuk do të ketë festë të organizuar për Vitin e Ri në ambien të hapur. Kjo, pasi sipas autoriteteve lokale bëhet për të kursyer para për shkak të krizës energjetike. Ato thonë se paratë e kursyera, do të rialokohen për nevojat e ndërmarrjeve publike.

“Dekorimi i qytetit do të bëhet në zonën qendrore të qytetit, në mënyrë modeste dhe do të kryhet nga Ndërmarrja publike – Strugë. Ky vendim është marrë duke pasur parasysh situatën e krizës në sektorin e energjisë”, thonë nga Komuna e Strugës.

Mirëpo, disa punëtorë të turizmit janë të mendimit se Struga është qendër turistike dhe se, sipas tyre një lloj manifestimi i Vitit të Ri duhet të organizohet jashtë, shkruan Telegrafi.

“Sigurisht që pushteti vendor duhet të organizojë diçka të mirë për të tërhequr më shumë turistë”, u shpreh menaxheri i hotelit Erhan Papraniku. Nëpër qytetin e Strugës do të ketë vetëm festë për fëmijë dhe shëtitje të babagjyshit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit