Kolaudimi për makinat që u ka skaduar certifikata shtyhet me 12 muaj, Gonxhe: Jo për mjetet copë-copë!

Kolaudimi për makinat që u ka skaduar…

Kontrolli teknik për makinat të cilave u ka përfunduar kolaudimi është shtyrë me 12 muaj. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i DRSHTRR-së Blendi Gonxhe, ndërsa nuk bëhen të ditura arsyet e këtij vendimi.

“Kolaudimi është përgjegjësi personale. Ky afat që ne shtyjmë nuk është për ata që i kanë mjetet copë-copë. Ata që i kanë mjetet copë-copë duhet të kuptojnë se janë përgjegjës çdo ditë për mjetin e tyre, edhe në rast se kanë përfituar nga ky afat, janë përgjegjës për mjetin kur dalin në rrugë. Do të kemi të hapur rezervimet online edhe për mjetet që duan të vijnë vullnetarisht apo autovetura që duan të paraqiten.”

Gonxhe thotë se në muajin e parë të rinisjes së shërbimit janë testuar 30145 mjete nga të cilat 66.8% janë vetura, 21% kamiona dhe 7% autobusë.

Kolaudimi po ofrohet në 14 qendra të kontrollit teknik në të gjithë vendin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit