“Kolazh për Komunitetin e Shpëtimit” mjeku i përplas 25 rastet e reja me COVID-19 që nga Janar-Shkurti: Një mendim profesionist ju lutem!

“Kolazh për Komunitetin e Shpëtimit” mjeku i…

Faxweb.al raportoi me foto disa ditë më parë, duke u mbështetur dhe në dëshminë e mjekëve, disa grafi që iu ishin bërë pacientëve që në muajin Janar që tregonin se ishin prekur nga koronavirusi.

Pas kësaj ishin dy mjekët e njohur Gëzim Xhepa dhe Renato Osmenaj, ata që publikuan fakte të tjera që provonin se ka pasur raste pozitive me covid prej muajsh, edhe pse nuk janë të konfirmuar zyrtarisht.

Ditën e sotme mjeku Renato Osmënaj ka publikuar disa grafi të reja, konkretisht 25 raste të reja të pacientëve të konfirmuar më COVID-19, gjatë muajit Janar-Shkurt në vendin tonë.

“Kolazh per komitetin e shpetimit! 17 janar – 5 shkurt! Nje mendim me profesionist ju lutem! 25 raste!”- shkruan Osmënaj në mediat sociale.

Kujtojmë se një fakt i tillë nuk është mohuar as nga përfaqësues të institucioneve shtetërore, ndërkohë që Silva Bino, u shpreh se profesionistët e vërtetë nuk dalin në media me fakte të tilla.

Bino shprehej entuziaste se në vendin tonë është shmangur skenari italian, ndërsa Xhepa dhe Osmenaj thonë se në vendin tonë nuk mund të flitet për mikë, dhe masa të tillas të ashpra mbylljeje, sa kohë që virusi ka qarkulluar në një kohë kaq të gjatë.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit