Kolegu u jep tortë me drogë, 4 punëtorët humbin vetëdijen

Kolegu u jep tortë me drogë, 4…

Torta, një ëmbëlsirë që shërbehet më së shumti në rastet e ditëlindjeve, nuk ka qenë si ato që jemi mësuar të shohim apo shijojmë për 4 persona në Itali që pasi e konsumuan përfunduan në spital.

Mediat Italiane shkruajnë se 4 persona përfunduan në spital pasi humbën vetëdijen. Ata konsumuan tortën me përbërje droge që ua dha një kolegu i tyre, gjatë orës së pushimit të drekës në një kompani në Mairano.

Sipas raportimeve katër punëtorët, përkatësisht të moshave 23, 24, 28, dhe 35-vjeç janë shtruar në spital për trajtim mjekësor.

Personi që solli tortën zbuloi menjëherë misterin duke treguar se brenda kishte një dozë shumë të fortë “bari”. /Bresciatoday.it

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit