Komentatori kosovar provokon në ditën e Pavarësisë: Merruni me 17 Shkurtin, lërini këto pallavra të Babadimrit

Komentatori kosovar provokon në ditën e Pavarësisë:…

Gjatë ditës së sotme, në kremtimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, në rrjet janë parë edhe shumë urime në këtë ditë të veçantë për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Një koment në këtë 109 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, ka ardhur edhe një reagim nga komentatori i sportit në Kosovë, Andin Lokaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, pikërisht sot në 28 Nëntor, Lokaj, ka lëshuar një mesazh provokues. Ai ka bërë thirrje që vëmendja të kthehet tek festa e 17 shkurtit, ndërsa organizime nga institucionet shtetërore, me rastin e 28 nëntorit, i ka konsideruar si “Pallavra të Babadimrit”.

Postimi i plotë:

O ju kisha lut merruni me përgatitje madhështore të 17 shkurtit, festës tonë, e mos u merrni me pallavra të Babadimrit.

Merruni me projekte serioze me zhvillu shtetin tonë se nuk lodhen tjerët për neve qysh po hargjoni energji koti ju për tjerët.

Mosni se me 2050-tën këta fmi që i kemi tash kan me vujt shumë. Se ka mundësi me mbet argat krejt jetën.

Kfilluni man fund e nëse kfilleni ju kfillet edhe ky popull që jeton me 1 makijato e 1 hamburger në ditë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit