Komentuan negativisht punën e tij, flet skulptori që realizoi bustin e Skënderbeut: Askush nuk i ka prerë kërthizën, arti është i lirë!

Komentuan negativisht punën e tij, flet skulptori…

Bustit të Skënderbeut vendosur në sheshin e Prizrenit në 28 nëntor iu vunë disa epitete nga opinion publik. “Skënderbeu ka harruar kalin”, “Skënderbeu slim”, “Skulpturë e shpifur” etj, ishin disa prej më dominueseve në rrjetet sociale, raporton newsbomb.al.

Autori I kësaj vepre, është skulptori nga Prizreni Sinan Aliaj, i cili, është po ashtu edhe autori I bustit të Adem Jasharit për të cilin po ashtu komentet në rrjetet sociale nuk kanë të mbaruar.

Vetë autori I këtyre dy veprave, Sinan Aliaj ka folur për median në Kosovë, duke hedhur poshtë gjithë komentet, e deklaroi se secili autor e sheh sikurse di veprën e vet. Atij iu deshën 6 muaj për ta përfunduar Skënderbeun me qafën e gjatë të vendosur në qendër të Prizrenit, dhe thotë se është shumë I kënaqur.

“Vetë e kam punuar. Skulptura asnjëherë nuk finalizohet, por duhet ta dijë skulptori se ku dhe kur të ndalet. Një vepër arti iu dedikohet shoqërisë me qëllimin dhe mundësinë që secili të krijojë përshtypjen e vet, andaj nuk I ndërhyj kujt në perceptimin e vet, arti është I lirë”, tha ai duke iu referuar komenteve negative për veprën e vet, raporton newsbomb.al.

Dhe më pas ironizon gjithë komentuesit.

“Unë nuk e kam idenë se cfarë pritshmërie kanë pasur të tjerët, sepse mesa di unë, askush prej nesh nuk ia kemi prerë kërthizë e as nuk e kemi përkundur në djep Skënderbeun” tha ai.

E mandej, për të treguar sesi mund ta shohin edhe të tjerët veprën dhe mënyrën sesi e konceptojnë, bëri një krahasim dukshëm ironik me tattoo të Dafina Zeqirit.

“Dikujt mund ti dalë punë edhe me tatutë e Dafina Zeqirit edhe pse asaj I shkojnë bukur”, komentoi ai, raporton newsbomb.al.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit