Komentuesit i “përvishen” keq Veliut pas deklaratës për nënën e 15 vjeçarit/ E masakrojnë në rrjetet sociale

Komentuesit i “përvishen” keq Veliut pas deklaratës…

Gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë ditën e sotme, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka bërë një deklaratë në kufijtë e skandalit.

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, duke komentuar ngjarjen ku efektivët e policisë që dhunuan 15-vjeçarin tek zona e Liqenit Artificial në Tiranë, tentoi ta justifikonte dhunën.

Por çfarë ka ndodhur pas deklaratës së Veliut?

Bum komentesh janë lëshuar dhe i janë “përveshur” Drejtorit të Përgjithshëm.

Gazetarë, Politikanë por edhe qytetarë të shumtë e kanë cilësuar këtë deklaratë të padenjë dhe për më tepër skandaloze dhe të një mendësie komuniste.

Kanë qenë me qindra komentet e qytetarëve të cilët janë shprehur të revoltuar nga deklarata e Drejtorit të Policisë së Shtetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit