Komisioneri Publik apelon vendimin e KPK për ish-inspektorin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Komisioneri Publik apelon vendimin e KPK për…

Komisioneri Publik, Darjel Sina ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për përfundimin e procesit të rivlerësimit për ish-inspektorin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Piro Samara.

KPK vendosi të përfundojë procesin e rivlerësimin për Samarën, pasi ai nuk gëzonte më statusin e magjistrantit.

Komisioneri Sina kundërshtoi këtë vendim me argumentin se vendimi është i paqartë dhe se është i pabazuar në fakte apo prova.

Komisioneri Sina i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të ndryshojë këtë vendim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit