Komisioni Europian: Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet e pandryshuar 

Komisioni Europian: Marrëveshja e 5 Qershorit të…

Komisioni Europian i kërkon Parlamentit të mos vendosë në rrezik marrëveshjen e 5 qershorit me ndryshime të tjera ligjore.

Komisioni Europian e mbajti këtë qëndrim përmes zëdhënëses Ana Pisonero.

Ajo theksoi rëndësinë e votimit pa ndryshime të Marrëveshjes së 5 Qershorit.

Deklarata e plotë e zëdhënëses së Komisionit Europian:

“Është thelbësore që Marrëveshja e 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore në Shqipëri të ruhet e pandryshuar, nisur nga nevoja për përmbushjen e rekomadimeve të OSBE/ODIHR, një kusht i vendosur nga Këshilli në Mars, përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare.

Asnjë ndryshim tjetër ligjor nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim kryesor.”

Qendrimi i Komisionit Europian, shkon në të njëjtën linjë me atë të Gjermanisë.

Kjo e fundit deklaroi se, miratimi i ndryshimeve të njëanshme kushtetuese do të detyrojë BE-në, të mos hapë bisedimet për anëtarësimit.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit