Komisioni Europian: Tirana, një nga qytetet më të këqija për të jetuar

Komisioni Europian: Tirana, një nga qytetet më…

Një survejim i Komisionit Eurpian ka përfshirë 83 qytete që janë vende të Bashkimit Europian dhe kryeqytetet e ballkanit perëndimor ku qytetarët u pyetën sa të kënaqur janë me jetën në qytetin ku banonin bazuar mbi disa kritere si infrastruktura, mundësitë e punësimit, mjedisi, etj.

Tirana renditet një nga 10 qytetet më të këqija për ndjesitë e të jetuarit, ku vetëm 66 përqind e të pyeturve janë përgjigjur pozitivsht. Kryeqyteti shqiptar është në fund të listës me Stambollin, Athinën dhe Palermon.

Qytetet në Ballkanin Perëndimor dhe Turqia kanë përqindjet më të ulëta midis 65 përqind dhe 74 përqind, ndërsa në vendet e EFTA-s dhe në Mbretërinë e Bashkuar kanë përqindjet më të larta me 87 përqind.” – thuhet në raportin e KE.

Survejimi nxjerr përfundime në perceptimin e banorëve për nivelin e jetetës për grupime të ndryshme shoqërore si familjet me fëmijë, të moshuarit dhe emigrantët ku Tirana është renditur në vend të parafundit në Bashkimin Europian.

Zurich në Zvicër është qyteti më i mirë për të jetuar sipas anketës me rreth 97 përqind të banorëve të kënaqur me jetesën në këtë qytet ku ndiqet nga Copenhagen në Danimarikë dhe Groningen në Holandë.

Anketa është kryer nga IPSOS me kërkesë të drejtorisë së përgjithshme të Komisionit Evropian për Politika Rajonale dhe Urbane midis janarit dhe prillit të vitit 2023. Ku përfshihen qytete në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe qytete në Shqipëri, Islandë, Mali i Zi, Norvegjia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Zvicra, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Përtej propagandës të shfrenuar të Erion Veliajt, Tirana e kontradiktës është për të vënë duart në kokë ku qytetarët përballen me një trafik të tmerrshëm, beton nga kullat që ngrihen nga klientët e Veliajt, mungesën e ujit dhe të shërbimeve bazë, kjo gjendje e kryeqytetit të Shqiptarëve po detyron gjithnjë e më shumë njerëzit të largohen nga vendi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit