Komisioni Evropian nënshkruan një tjetër marrëveshje për vaksinat kundër koronavirusit

Komisioni Evropian nënshkruan një tjetër marrëveshje për…

Komisioni Europian ka nënshkruar një kontratë vaksine Covid-19 me kompaninë gjermane biofarmaceutike CureVac, njoftoi të hënën Presidentja Ursula Von Der Leyen.

“Sot ne nënshkruam kontratën tonë të 5-të të vaksinës, me CureVac”, shkroi shefja e KE-së në llogarinë e saj zyrtare.

Ajo tha se Komisioni Europian tani ka siguruar gati 2 miliardë doza të vaksinave të mundshme të koronavirusit dhe se euopianët do të kenë qasje në to pasi të miratohen si të sigurta dhe efektive, “shpresojmë para fundit të vitit!”.

Komisionerja e Shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides, tha në Twitter se marrëveshja vendosi qytetarët dhe ekonomitë evropiane dhe globale një “hap më pranë ofrimit të një strategjie të sigurt dhe të qëndrueshme të daljes nga kriza”.

Burimi A2CNN

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit