Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Hyseni: Do të hetohen veprimet e paligjshme

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Hyseni:…

Ka nisur ditën e sotme mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm Hetimor të ngritur për shkarkimin e presidentit Meta.

Në hapjen e mbledhjes, fjalën e parë e mbajti kryetari i komsionit Alket Hyseni, i cili u shpreh në lidhje me qëllimet për të cilat ky komision është ngritur.

Ai tha se mbledhja e këtij komisioni ishte thjesht një zbatim i asaj çfarë është vendosur nga kuvendi dhe ngs 49 deputetët firmëtarë dhe shtoi se nuk do të jenë të ndikuar politikisht në gjykimet që do të bëhen për shkeljet e kryera nga presidenti Meta.

“Vendimi i kuvendit për ngritjen e këtij komisioni hetimor është botuar në fletoren zyrtare dhe ka hyrë në fuqi menjëherë. Mbledhja e parë e komisionit thirret menjëherë tre ditë pas marrjes së vendimit për ngritjen e tij. Duke qenë se anëtarët janë të pranishëm, mbledhja është e vlefshme.

Doja të theksoja që ky është një rast i veçantë për parlamentarizmin tonë, pasi është hera e parë që kërkohet drejtëpërdrejtë shkarkimi i presidentit të republikës, nga 49 deputetë firmëtarë. Puna jonë është puna e një eksperti, që do të bazohet në prova dhe dëshmi të marra nga dëshmitarë apo edhe vetë presidenti i Republikës.

Në këtë këndvështrim, përtej anës tonë politike, do të bazohemi në zbatimin e ligjit. Së bashku me nënkryetarin e kemi thirrur. Duke qenë se janë të gjithë anëtarët prezentë jemi në rregull për të vijuar mbledhjen.

Sipas ligjit po paraqes qëllimin e ngritjes së këtij komisioni. ky vendim është marrë nga parlamenti me kërkesën e bërë nga deputetët.
Presidenti i Republikës, nga afati i njoftuar nga komisioni i ligjeve nuk u paraqit. Më tej komisioni i ligjeve i paraqiti një komision parlamentit, dhe ky i fundit mori vendimin e ngritjes së këtij komisionit.

Arsyeja e pretendimeve të ngritura nga deputetët firmëtare por edhe nga institucioni i kuvendit lidhen me veprimet e papranueshme dhe të paligjshme të bëra nga presidenti si më poshtë:

Thirrje të dhunshme të bëra nga presidenti i republikës para dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Verifikimi i pasojave të këtyre akteve në raport me unitetin e popullit, prishjen e qetësisë dhe rendit publik, nxitjen e konflikteve, dëmtim i marrëdhënieve me ndërkombëtarët”- tha Hyseni.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit