“Komitet i Ekspertëve”, Kalo sqaron togfjalëshin: Japim këshilla, vendimet merren nga ekzekutivi!

“Komitet i Ekspertëve”, Kalo sqaron togfjalëshin: Japim…

Mjeku Infektivit Tritan Kalo ka shpjeguar se çfarë do të thotë Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kalo shkruan se Komiteti është këshillor dhe nuk merr vendime.

Ai sqaron se këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti që funksionon mbi bazat e vullnetarizmit, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, pëpara se mbi bazën e tyre të meren vendime nga ekzekutivi.

Ndër të tjera ai shkruan se nuk duhet të abuzohet me Komitetin e Ekspertëve duke thënë “se ata vendosën..”.

“Kohë kovidiane…..10.02.2021….Të vërtetat shpesh bishtnohen sepse ato janë “pak të idhta”, për veshët e individëve dhe organizmave vendim-marrëse në këtë vënd, ose sepse me të abuzohet nga kedashësit apo keqbërësit ndaj progres-sjedhjes në këtë vend….Më 31.01.2020  me një Vendim të Ministres së MShMS, u krijua Komiteti prej 11 Anëtarësh të fushave të ndryshme të Shëndetit Publik të kryesuar nga Zv. Ministria e MShMS, për të debatuar e ndërmarë inisiativa në Mirëmenaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19…. Bëhet fjalë për një Komitet KËSHILLIMOR dhe jo VENDIM-MARËS sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita….Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti  që funksionon mbi bazat e VULLNETARIZMIT, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, pëpara se mbi bazën e tyre të meren VENDIME nga EKZEKUTIVI…Ndaj duhet përfundimisht të kihet e qartë prej kujtëdo se, Komiteti këshillon, Ekzekutivi vendos…. MOS ABUZONI me togfjalëshin se “Komiteti i Ekspertëve vendosi që…” Jepini Çezarit atë që i përket atij….E thënë shkurtazi e qartazi…. Together forever!!!” shkruan Kalo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit