Komiteti Teknik jep ALARMIN: “Kemi rritje rastesh, shtrime në spital dhe vdekje!”

Komiteti Teknik jep ALARMIN: “Kemi rritje rastesh,…

Komiteti Teknik është duke diskutuar situatën nga koronavirusi në vendin tonë, pas rritjes së ndjeshme të rasteve gjatë ditëve të fundit.

Shefja e departamentit të epidemiologjisë, Silva Bino tha se përveç rritjes së shtrimeve dhe numrit të vdekjeve, ka edhe ulje të moshës së të të prekurve me koronavirus.

Qyteti me incidencë më të lartë rezulton Saranda.

“Kemi rritje të numrit të rasteve, incidenca është rritur. Nuk është një rritje shumë e lartë, është 209, por që për ne ka shumë rëndësi. Por vëmë re edhe rritjen e incidencës 2 javore që shkon në 378 raste për 100 mijë banorë. Kemi dhe rritje të shtrimeve në spital dhe rritje të vdekjeve. Rritja më e madhe vihet re në Tiranë, por edhe në Durrës e Fier, pavarësisht se incidenca më e lartë vihet re në Sarandë”, u shpreh Bino./NEWSBOMB

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit