Kompania e bekuar nga Balluku dhe Balla mori 300 Milion Lekë! Kush e shembi urën e Darëzezës?!

Kompania e bekuar nga Balluku dhe Balla…

Të gjithë e mbajmë mend shembjen e Urës së Darëzezës rreth një javë më parë, e cila u përthye më dysh sikur të ishte bërë prej alumini, si pasojë e peshës së një kamioni me tonazh të rëndë. Në lidhje me këtë ngjarje, hidhen disa pyetje si për shembull: Kush ishte kompania që ka fituar tenderin për rikonstruksionin? Çfarë eksperiencash të mëparshme ka patur kjo kompani për ta fituar tenderin dhe për të siguruar qytetarët të kalonin të qetë se puna do të kryhej? Dhe pse gjithë ato para nga taksat tona u derdhën dëm? Këtyre pikëpyetjeve, do u japim përgjigje në këtë artikull.

Tenderi i hapur nga FSHZH me objekt: “Ndërtimi i Urës Automobilistike së Darëzezës, Fier”, është hapur më 18 Shkurt të këtij viti me vlerë të Fondit Limit 343 Milion Lekë pa TVSH. Në garë kanë marrë pjesë 4 operatorë ekonomikë: Colombo, Vëllezërit Hysa, Leon Konstruksion dhe Agi Kons. Fitues i këtij tenderi, megjithëse nuk ishte vlera ofertuese më e ulët ndër ofertat e OE-ve të tjerë, u shpall Vëllezërit Hysa me ofertë ekonomike 329 Milionë Lekë me TVSH. Tenderi u shënua me FLAMUR TË KUQ, pikërisht për arsyen që përmendëm më lart dhe për “Skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit”.

Vëllezërit Hysa (Kujtim, Besim dhe Flutura) janë shpallur fitues më 18 Prill 2021, dhe kohëzgjatja e kontratës për përfundimin e punimeve do të ishte 14 javë, pra 3 muaj e 2 javë. Ura e u ndërtua, por u “shemb brenda natës”. Në fakt kontraktori mori miliona dhe s’përfundoi asnjë punë. Por ironia këtu është që edhe në tenderin e rrugës Elbasan-Gjinar, vëllezërit zotërues të kompanisë, kanë qenë të arrestuar më parë si shkelës të kontratës së tenderit si nënkontraktorë në këtë tender, pasi nuk kishin kryer asnjë punim. Pronarët janë akuzuar për “vjedhje në bashkëpunim” pasi zvarritën për 10 vjet pa u përfunduar asnjëherë rrugën Elbasan-Gjinar, e cila u kushtoi rreth 500 milionë lekë taksapaguesve.

Thuhet se kjo kompani ka si “kumbarë” Belinda Ballukun, pasi ishte një prej lobueseve më të forta së bashku me Sonila Qaton, dikur në krye të ARRSH, për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Por jo vetëm “kumbara mavi” është në proteksion të vëllezërve Hysaj, por ashtu edhe vetë Taulant Balla, pasi rezulton se vëllezërit Hysa jaën përfituesit më të mëdhenj të tenderave të qarkut të Elbasnit.

Rezulton se Vëllezërit Hysa kanë fituar edhe tenderin për ndërtimin e Urës së Zëmblakut, 320 milion Lekë pa TVSH, që shpresojmë të mos ketë të njëjtin fat. Kompania e Hysajve rezulton të jetë një prej përfitueseve më të mëdha të Bashkisë Tiranë me 15 Miliard Lekë pa TVSH tendera të fituar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit