Kompania e “Google Photos” bën ndryshimin e vogël të aplikacionit, ndikim të madh në xhepat e përdoruesve

Kompania e “Google Photos” bën ndryshimin e…

Kompania amerikane shumëkombëshe e teknologjisë, Google ka bërë një ndryshim të vogël, por të rëndësishëm në politikën e saj të ruajtjes së imazheve dhe videove në Google Photos, që do të prekë miliona përdorues në të gjithë botën.

Nga 1 qershori, çdo fotografi e ngarkuar në Google Photos do të jetë pjesë e 15 GB të hapësirës ruajtëse të dhënë për secilën llogari të Google, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas Google, më shumë se 4 trilionë fotografi janë ruajtur në Google Photos, dhe çdo javë ngarkohen 28 miliardë foto dhe video të reja.

Nëse përdoruesit tejkalojnë kufirin e ruajtjes, ata ose do të duhet të fshijnë disa fotografi ose të paguajnë gjigantin e teknologjisë për më shumë hapësirë ruajtjeje në cloud.

‘Hapësira ruajtëse e llogarisë së Google ndahet në Drive, Gmail dhe Fotografitë. Ky ndryshim gjithashtu na lejon të ecim në hap me kërkesën në rritje për ruajtje, ’shpjegoi Shimrit Ben-Yair, nënkryetar për Google Photos në Google vitin e kaluar.

Nëse jeni dikush që bën shumë video ose shkrep shumë fotografi, do të arrini një limit të hapësirës ruajtëse prej 15 GB shumë shpejt. Kështu që mund të jetë e mençur të investoni në një pasjisje të jashtme si një kopje rezervë të sigurt.

Ç’është më e rëndësishmja, kushdo që përdor një nga telefonat Android të markës Pixel të Google do të përjashtohet nga kufizimi i hapësirës ruajtëse. Google thotë se do të njoftojë përdoruesit kur ata fillojnë të afrohen me kufirin e tyre të hapësirës ruajtëse.

‘Ne vlerësojmë se më shumë se 80 përqind prej jush duhet të jetë në gjendje të ruajë afërsisht tre vjet kujtime në cilësi të lartë me 15 GB hapësirë ruajtëse falas, ‘tha Andy Abramson, Drejtori i Menaxhimit të Produkteve në Google Photos.
‘Ndërsa hapësira juaj për ruajtje është afër 15 GB, ne do t’ju njoftojmë në aplikacion dhe do t’ju ndjekim me email.
‘Nëse nuk shihni një vlerësim, mund të mos keni ngarkuar shumë fotografi dhe video në Google Photos, mund të jeni afër kufirit tuaj të hapësirës ruajtëse (duke e bërë të vështirë të parashikoni se sa muaj do të zgjasë hapësira ruajtëse) ose llogaria juaj është sigurohet nga puna, shkolla, familja ose një grup tjetër.’

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit