Kompania e lidhur me Ilir Beqaj “fut në xhep” 2.2 miliardë nga Mirlinda Karçanaj

Kompania e lidhur me Ilir Beqaj “fut…

Mirlinda Karçanaj vazhdon e qetë misionin e saj për të shpërndarë miliardat e shtetit në duart e të besuarëve të partisë në prag zgjedhjesh. Mirëpo në rastin konkret nuk bëhet fjalë për dikë dosido por dyshohet se këto para kanë përfunduar direkt e në xhepin e stërmadh të Ilir Beqajt.

Kështu AKSHI i drejtuar nga Karçanaj ka organizuar një tender me numër reference REF-84301-01-19-2021 dhe me objekt “Ngritja e sistemit të menaxhimit për ndjekjen e kontratave – për Agjencinë e Prokurimit Publik dhe Autoritetet Kontraktore”. Në tender kanë marrë pjesë 3 kompani nga të cilat për habi njëra prej tyre ka marrë pjesë me ofertë zero. Fitues është shpallur bashkimi i kompanive HORIZON dhe Fastech me vlerë të ofruar rreth 2.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Në media është aluduar shpesh se pas kompanisë Fastech fshihet “de facto” vetë Ilir Beqaj. Kjo nuk do të ishte aspak habi duke patur parasysh tenderat e panumërt që kompanitë e lidhura me Beqajn kanë marrë nga AKSHI. Gjithashtu shikohet se vlera fituese është thuajse e njëjtë me fondin limit të tenderit, ose sa 95.67% e tij. Duket se fituesit kanë bërë “goxha pazar” me Mirlindën duke future në xhep plot 2.2 miliardë lekë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit