Kompania "Wizz Air" tallet me shqiptarët, shtyn me 9 orë fluturimin me Milanon

Kompania “Wizz Air” tallet me shqiptarët, shtyn…

Kompania “Wizz Air” vijon haptazi të tallet me udhëtarët. Pavarësisht denoncimeve të herëpashershme të udhëtarëve, sërish kjo linjë ajrore vijon me vonesat dhe shtyrjet e fluturimeve.

Mësohet se së fundmi, disa fluturime që ishin planifikuar të kryheshin nga Rinasi drejt Italisë janë shtyrë sërish dhe si pasojë qindra qytetarë kanë mbetur duke pritur në stolat e aeroportit.

Situata vështirësohet edhe më shumë për ata familjarë që kanë fëmijë të vegjël. Jo të pakta janë rastet, ku shumë prej tyre shohin si zgjidhje kthimin në shtëpi dhe riardhjen në aeroport pas shumë orësh, për t’u nisur pastaj drejt destinacionit të tyre.

Mirëpo, kjo situatë përkthehet në lodhje dhe shpenzim të mëtejshëm financiar të udhëtarëve dhe familjarëve të tyre.
Këto të fundit e cilësojnë të përballueshme jo vetëm fizikisht, por edhe financiarisht.

Shqetësimin e tyre, qytetarët e kanë shprehur duke vënë në dijeni edhe mediat, ku pohuan se fluturimi Tiranë-Romë është shtyrë nga ora 06:15 për në 13:45, ndërsa Tiranë-Milano u shty nga ora 06:00 për në 15:35.
Rastet e denoncimeve të mungesës së korrektësisë së “Wizz Air” kanë qenë të shpeshta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit