Kompanitë ku punon vajza e Linda Ramës do ndërtojnë stadiumin e Durrësit

Kompanitë ku punon vajza e Linda Ramës…

Agjencia e Planifikimit të Territorit hapi më 15 mars të këtij viti një garë me kompani të huaja e vendase për projektimin e stadiumeve në Durrës, Vlorë e Korçë. Në këtë proces morën pjesë 33 kompani të ndryshme, ku në mesin e fituesve ishin edhe kompanitë ku punon vajza e Linda Ramës.

Sipas Pamfletit, kompania “51N4E” me shef shtetasin belg Johan Anrys, brenda të cilës punon dhe thuhet se ka aksione Rea Xhillari, vajza e gruas së kryeministrit, është njëra prej fimave fituese për rindërtimin e stadiumit të Durrësit.

Bashkë me këtë kompani, fituese u shpall dhe firma “I ri Sh.p.k”, me 50% ortakëri firmën belge “51N4E” dhe 50% Gent Agolli, i njohur si një person i afërt me vajzën e Linda Ramës dhe lidhje me drejtorin Dritan Agolli të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Dyshohet se kompania “I ri Sh.p.k” u krijua më 24 korrik 2017, si maskë e firmës belge “51N4E”, pasi u zbulua se Edi Rama, Erion Veliaj dhe ministrat i jepnin tenderë të shumtë pa garë e me kosto 3-4 më të lartë se vlerat reale, ngaqë pjesë e kësaj kompanie ishte vajza e Linda Ramës.

Madje 51N4E ishte ajo që ndërtoi edhe Sheshin Skëndërbej, ku asokohe Rea Xhillari ishte pjesë e kompanisë në fjalë. Ka dyshime se kompania kamuflohet si e huaj, favorizohet për tendera në Shqipëri vetëm për faktin se vajza e gruas së kryeministrit Edi Rama punon apo ka aksione aty.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit