Një qytetare ka ngritur shqetësimin për gjendjen në zonën e Kompleksit Apollon në Fier, duke denoncuar mungesën e mirëmbajtjes dhe rreziqet me të cilat përballen banorët.
Sipas saj, në të gjithë zonën e banuar ka grumbuj mbeturinash në çdo cep, ndërsa prej kohësh nuk është ndërhyrë për pastrimin e tyre. Po ashtu, bari dhe shkurret janë rritur ndjeshëm, duke i bërë prindërit të ndihen të pasigurt për t’i lënë fëmijët të luajnë në ambientet përreth.
Një tjetër problem i ngritur është një kabinë elektrike, e cila, sipas denoncimit, qëndron e hapur dhe pa masa sigurie, duke përbërë rrezik të mundshëm për fëmijët që frekuentojnë zonën.
Banorët u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për pastrimin, mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe sigurimin e kabinës elektrike, me qëllim shmangien e çdo incidenti.
Denoncimi i qytetares;
Pershendetje JOQ! Shikoni se cfare behet te Kompleksi Apollon ne Fier, ne nje zone te banuar shikon plera gjitheandej ne cdo cep asnje nderhyrje nga personat pergjegjes. Shqetesuese eshte dhe bari , shkurret teper te gjata prej kohesh pa prer , ke frik te lésh femijet te luajn.
Per me teper gabina elektrike pa asnje siguri qendron hapur gjithe kohen duke krijuar frike per prinderit se mos ndonje femije futet brenda. Bej thirrje persona pergjegjes merrni masa ne kete zone. Faleminderit nese e postoni