Komplot për vrasjen e Zelenskyt? Kremlini refuzon të përgjigjet

Komplot për vrasjen e Zelenskyt? Kremlini refuzon…

Kremlini deklaroi të mërkurën se nuk kishte asnjë koment mbi pohimet ukrainase se Kievi kapi agjentët rusë që komplotonin vrasjen e presidentit Volodymyr Zelensky, por tha se nuk kishte gjasa të ishte informacion i saktë.

Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës tha të martën se kapi dy agjentë të Rusisë, të cilët planifikonin të vrisnin Zelenskiy dhe zyrtarë të tjerë të lartë, si “dhuratë” për presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa ai u betua për një mandat të ri, shkruan Reuters.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ai nuk kishte asnjë koment mbi pohimin, por shtoi se nuk ka gjasa të jetë informacion i saktë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit