Komploti: Idesë së Ramës për ndarjen e Kosovës, i'u bashkuan edhe Blair me Sorosin

Komploti: Idesë së Ramës për ndarjen e…

Ajo që u duk vetëm si një takim që dështoi në Ëashington mes SHBA-ve, Serbisë dhe Kosovës, për faj të thirrjes së Hagës, në fakt ka qenën një komplot ndërkombëtar.

Ditët e fundit shumë media ndërkombëtare dhe personalitete kanë folur dhe bërë deklarata duke i “hapur petët e lakrorit”, për çështjen e ndarjes së Kosovës.

Por ajo që të çudit më shumë është fakti se figura ndërkombëtare, që deri dje janë nderuar me çmime të mëdha për luftën çlirimtare të Kosovës, në fakt paskan qenë për copëtimin e këtij shteti.

Ditë më parë, John Bolton, ish-këshilltari i shkarkuar i Presidentit amerikan, Donald Trump, deklaroi se, shkëmbimin e territoreve e kërkuan Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, presidentët e Kosovës dhe Serbisë.

Por jo vetëm kaq! Në këtë histori ku “aktor kryesor” mendohet se është kryeministri shqiptar Edi Rama, është mpleksur edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

Këto teza janë denoncuar kohë më parë publikisht nga kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko.

Në një intervistë në tetor të vitit 2018, ajo tha se, Edi Rama i ka nisur bisedimet për ndarjen e Kosovës dy vite më parë në Nish të Serbisë.

Në një intervistë për revistën “Vreme”, ajo do deklaronte: “Ndonëse nisma për ndarjen doli së fundi në sipërfaqe, ajo ka zier së paku për dy vite.

Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh, kur Rama ishte në Nish, por këto atë botë e zbuluan Uashingtoni dhe Londra”.

Më vonë, shtoi Biserko, “idesë për ndarjen e Kosovës i’u bashkuan dhe një sërë figurash të njohura nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritsch, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe.

Pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliç, Ivan Krastev…”

Biserko thotë se, edhe pse është shitur si ide amerikane, “asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se është për ndarjen e Kosovës”.

Sipas saj, Aleks Soros, i biri i filantropit të njohur, George Soros, ka zhvilluar një diplomaci shëtitëse mes Vuciç, Thaçit dhe Ramës për këtë ide.

Ndërkohë, në Shqipëri i vetmi personazh që ka folur hapur dhe qartë për këtë tezë, por dhe që është censuruar mjaftueshëm, ka qenë përfaqësuesi ligjor i “Lëvizjes për Shqipërinë”, Avokati Altin Goxhaj.

I njohur më shumë si një aktivist dhe profesionist në fushën ligjore, më tepër se sa një politikan, Avokati Goxhaj, ka shpjeguar me dhjetëra herë skenarin e “Axhendës Soros” për copëtimin e Kosovës, falimentimin ekonomik të Shqipërisë (që sipa të gjitha gjasave dhe fakteve po zbatohet nga Rilindja), si dhe një rindezje të konflikteve ndëretnike në Ballkan.

Shumë prej këtyre tezave që në fillim ngjanin si teori konspirative, tani janë zbardhur dhe konfirmuar 100%, por edhe shumë të tjera mbeten për t’u vërtetuar./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit