Kompromis mes baskëve, finalja e Kupës së Mbretit do të zhvillohet me tifozë

Kompromis mes baskëve, finalja e Kupës së…

Finalja e Kupës së Mbretit, ndërmjet Athletic Club Bilbao dhe Real Sociedad do të zhvillohet me tifozë, sigurisht kur të jetë e mundur diçka e tillë. Dy ekipet baske i janë drejtuar federatës spanjolle me një kërkesë të përbashkët, që finalja mes tyre të luhet me tifozë, kërkesë e cila është pranuar:

“Federata Spanjolle e konsideron të arsyeshme kërkesën e dy klubeve që finalja të zhvillohet më tifozë kur të jetë e mundur, në mënyrë që të dy tifozeritë ta shijojnë dhe të festojnë”. Finalja mund të luhet në 2020 ose në 2021 por jo më vonë se sa finalja e edicionit të ardhshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit