Komshija e 56-vjeçares që u vetëflijua rrëfen detajet rrëqethëse: Vajza kishte dy vjet pa dalë...

Komshija e 56-vjeçares që u vetëflijua rrëfen…

Ditën e djeshme u zbulua një prej ngjarjeve më horror të ndodhura në kryeqytet vitet e fundit.

Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi u tretën, pa bukë e ujë pranë njëra-tjetrës, jo me ditë, por më javë dhe muaj…

Vendosën të shkonin drejt vdekjes, për të pritur ringjalljen.

Historia e familjes Josifi, ku një vajzë 30 vjeçare, trupi i së cilës u gjet në shtëpi, në fazë dekompozimi dhe nëna e saj e pajetë, ka tronditur opinionin publik.

Shokun e kupton që në shkallët e pallatit…

Fqinja ngjitur familjes Josifi ka njoftuar edhe më herët policinë për sjelljet e pazakonta të tri anëtareve të familjes.

“Shkova në Komisariat, i thashë i kam në derë. Kush e di si e kanë hallin.

Na vihet flaka. Kanë kaluar në depresion. Asnjëherë në tre vjet nuk e kam takuar”, shprehet ajo.

Varfëria u thellua ne këtë shtëpi gjatë pandemisë, pasi nëna dhe te bijat kanë qenë pa punë.

“I them Zhaneta ku e ke Anisën, tha ka vajtur në një vend. Mos ka ikur në Gjermani I thashë unë.

Dy vjet pa dalë fare. I rashë derës. Ik më tha mos ta shoh bojën”, thotë një tjetër fqinje.

Familjarët ngrenë supet para kamerave “Kjo është një fatkeqësi”, shprehet kunati i Zhanetës.

Jashtë kamerave, ai rrëfen se vajzën e vogël, Anisën, nuk e kishin parë prej më shumë se një viti, që në mars te 2019.

Nëna e saj iu thoshte se, do të dilte kur të mbaronin ditët e zotit, pa i lënë të kuptonin qartë se për çfarë ditësh të zeza po fliste…

Misteri i vetëflijimit Josifi pritet të zbardhet plotësisht nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Ata pritet të kenë shumë shpejt përgjigjet për shumë prej pikëpyetjeve që mbulojnë këtë histori.

Duke nisur që nga koha e vdekjes së Anisa Josifit dhe ajo e nënës së saj.

Burime nga Mjekësia Ligjore, sqaruan për Abc News se, Anisa mendohet të ketë rreth 7 apo 8 muaj që ka ndërruar jetë. Nëna e saj, 2-3 ditët e fundit.

Dëshmia e 34-vjeçares, Blertës, nuk duket se do të jetë shpejt një mundësi për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

Kjo, pasi gjendja e saj psikologjike është e rënduar dhe e paqëndrueshme.

Ndaj që prej mbrëmjes së të enjtes ajo gjendet e shtruar në Urgjencën e Spitalit Psikiatrik.

Burimet policore bëjnë me dije se kane marre shume pak të dhëna nga Blerta. Gjate gjithë kohës qante dhe thoshte vetëm frazën “ kam humbur familjen”.

Grupi hetimor deri në orët e para të mëngjesit të së premtes ka qëndruar në vendin e ngjarjes, banesën ku jetonin prej 8 vitesh pjesëtarët e familjes Josifi.

Aty janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumë elementë që pritet të ndihmojnë hetimin.

Fletushka, broshura e libra fetare, si dhe vajra të ndryshëm, me të cilët dyshohet se nëna dhe motra e vogël kanë lyer për disa kohë trupin e pa jetë të bijës së vogël së kësaj familje. 

/Burimi: ABC News/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit