Komshiu qëllonte me armë/ I moshuari s'trembej, vriste miza në dritare

Komshiu qëllonte me armë/ I moshuari s’trembej,…

Ky është komshiu i pallatit ku 71-vjeçari nga Korça Edmond Naska qëlloi tre herë me armë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

E gjithë lagjja u terrorizua nga të shtënat me armë të të moshuarit, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Për të parandaluar shkaktimin e viktimave, policia negocioi për disa minuta me 71-vjeçarin, dhe u desh ndërhyrja e forcave RENEA që ai të neutralizohej.

Gjatë kësaj kohe, banorëve u është kërkuar që të dalin nga apartamentet e tyre për të evituar rrezikun e mundshëm. Megjithatë, komshiu i 71-vjeçarit nuk është ndjerë i rrezikuar dhe në një video të xhiruar nga vendi i ngjarjes, ai shfaqet në dritare duke vrarë miza, duke treguar një sjellje të pazakontë dhe indiferente ndaj situatës së rrezikshme.

Policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar që një incident i tillë të mos përsëritet.

Shiko postimin këtu!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit