Komunalja e Durrësit s’di të bëjë beton, Sako e blen me tender pa garë

Komunalja e Durrësit s’di të bëjë beton,…

Në Durrës punëtorët e Komunales nuk dinë të bëjnë as beton, ose janë urdhëruar të veprojnë kështu. Lënda bazë e ndërtimit dhe riparimit të fasadave të ndryshme të objekteve apo trotuareve, tashmë blihet me tender. Mjafton ujë, cimento, zhavor, dhe një betoniere e thjeshtë që puntorët e Komunales të bënin vetë masën e betonit që u nevojitet gjatë punës së tyre. Mirëpo edhe kjo procedurë kaq e thjeshtë, ka nevojë të kryhet me tender për të zhvatur sa më shumë para nga taksat e qytetarëve të Durrësit.

Kështu, Emiriana Sako i ka dhënë pa garë kompanisë ‘GRIALD SHPK’ rreth 41 milionë lekë të vjetra, pa TVSH. Në proces nuk është futur asnjë kompani tjetër, duke ngritur dyshime të arsyeshme se tenderi ka qenë i paracaktuar. Madje kompania ka arritur të përfitojë 99% të fondit limit, duke përforcuar edhe më tepër bindjen se ky tender ka qenë një qokë që Sako kishte për ta kryer.

Katër vite pas tërmetit, në Durrës 2500 familje kanë mbetur pa strehë. Shtëpitë e tyre ende nuk janë rindërtuar dhe prej më shumë se 8 muajsh, banorët nuk marrin as bonusin e qirasë. Në vend që t’u japi bonusin familjeve që janë në nevojë pas tërmetit, Emiriana Sako shpenzon miliona lekë në tendera pa garë dhe tërësisht fiktiv. Kaq i mjafton Prokurorisë së Durrësit për të nisur një hetim për mënyrën sesi Emiriana Sako menaxhon paratë e qytetarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit