Komunitetet egjiptiane dhe rome, protestë para Bashkisë për dhunën ndaj tyre

Komunitetet egjiptiane dhe rome, protestë para Bashkisë…

Anëtarët e komuniteteve rome dhe egjiptiane protestuan para Bashkisë së Tiranës dje kundër dhunës së policisë ndaj tyre.

Citizens Channel raportoi se ata  mbajtën pankarta duke dënuar dhunën ndaj një të riu që ishte rrahur nga policia pasi mblodhi mbeturina në buzë të rrugës. Sulmi brutal u filmua dhe videoja u bë virale në rrjetet sociale.

Protestuesit kërkuan peyullimin e policëve që kryen sulmin. Ata gjithashtu i bënë thirrje kryetarit të Bashkisë  Erion Veliaj të kërkojë falje publike dhe të distancohet nga incidenti. Ata shtuan se incidenti i filmuar është një nga shumë sulme dhe normale për ata,  të cilët fitojnë të ardhura duke mbledhur materiale të riciklueshme.

Ata kërkuan që komuniteti i tyre të lejohet të vazhdojë mbledhjen e sendeve derisa të gjendet një zgjidhje dinjitoze që do të garantojë jetesën e tyre

Romina Sefa, një nga protestueset pohoi për mediat se dhuna të përfaqësojë e Bashkinë apo policinë bashkiake.

Ne e dënojmë këtë akt sepse kjo nuk e përfaqëson qytetin tonë, mbi të gjitha nuk duhet të përfaqësojë as punonjësit e Bashkisë. Ata janë aty dhe mbahen me taksat tona dhe duhet të kenë një sjellje shembullore me të varfrit, jo t’i shtypin“.

Në shenjë simbolike, aktivistët i dhuruan Bashkisë Tiranë çmimin “Dhunuesi i vitit”, çmim në formën e një shisheje plastike.

I jepet çmimi i parë si “Dhunuesi i vitit” Bashkisë Tiranë për performancë të lartë në ushtrimin e kërbaçit ndaj të varfërve. 20 maj, Tiranë 2020“.

Ata akuzuan shtetin shqiptar për racizëm dhe kërkuan trajtim të barabartë. Protestuesit gjithashtu pohuan se shteti nuk ju dha asnjë ndihmë gjatë krizës COVID-19 dhe i ndaloi të punonin.

“Thjesht u bo show me video e me foto. Keni ndihmuar 10, keni lënë me qindra pa bukë.”

/Exit.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit