
Prej më shumë se një viti, sportistët që përfaqësojnë ekipet nën varësi të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar nuk kanë marrë pagat e tyre. Që mësues që e prek problemi në fjalë, shkruan se kanë marrë vetëm dy muaj rrogë dhe më pas pagesat janë ndërprerë pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë zgjidhje.
Pavarësisht se problemi është përmendur më herët, asgjë nuk ka ndryshuar. Sportistët ndihen të braktisur dhe pa asnjë mbështetje institucionale, ndërkohë që vazhdojnë të stërviten e përfaqësojnë vendin me përkushtim duke u përballur me vështirësi ekonomike. Ata kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe të marrin sa më shpejtë pagat.
Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Ministria e Arsimit dhe Sportit duhet të reagojnë!
‘Pershendetje! Si di ne mund te na ndihmosh eshte ber nje problem i pazgjidhur per ne s’di ku te drejtohemi me pasi kemi nje vit pa marre pagat nga KOKSH per ekipet Sportive. E keni cekur si problem para ca ditesh por pa zgjidhje vijon mos pagimi per nje vit. Te lutem anonim. Eshte hera pare qe shkruaj te ju dhe se di si veproni me tej! Vetem dy muaj rroge kemi marre dhe ne vijim asgjë’, shkruan qytetari.