Koncerti në Tiranë/ Dua Lipa falenderon fansat: Ishte shfaqja ime më e madhe solo

Koncerti në Tiranë/ Dua Lipa falenderon fansat:…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka mbajtur një koncert në Tiranë me 28 Nëntor në kuadër të turneut “Future Nostalgia”.

Dua zgjodhi ditën e Flamurit për të mbyllur turneun botëror pas më shumë se 90 koncertesh nëpër botë. Ajo tha që kjo ka qenë shfaqja më e madhe solo. Dua shkruan se në koncert kanë qenë rreth 200 mijë njerëz.

94 shfaqje në të gjithë botën në një vit dhe duke i dhënë fund në Tiranë, Shqipëri për rreth 200 mijë njerëz ~ shfaqja jonë më e madhe solo EVER ~ në ditën e pavarësisë!!! ~ Gjithçka që mund të them është falënderimi më i thellë për një vit që më ka shtyrë të rritem përtej çdo gjëje që mund të kisha imagjinuar me njerëzit më të mëdhenj për ta ndarë atë. FUTURE NOSTALGIA FOREVER”, ka shkruar Dua.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit